Challandes: Do t'ia dalim dhe do të kthehemi të realizojmë ëndrrën Foto: Driton Paqarada

Challandes: Do t'ia dalim dhe do të kthehemi të realizojmë ëndrrën

25 March 2020 14:02

Seleksionuesi i Kosovës në futboll Bernard Challandes, i është drejtuar popullit të Kosovës të mërkurën me një video-mesazh, duke i bërë thirrje që t’i përmbahen masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Përshëndetje popull i Kosovës, shpresoj që jeni mirë dhe me shëndet të plotë, në këto kohë të vështira, jo vetëm për Kosovën, por për tërë Evropën, përfshirë edhe Zvicrën, që po përballet me koronavirusin. Prandaj në këto kohë të vështira, dëshiroj t’iu bëjë thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të qetë, për sigurinë shëndetësore të juaj dhe familjeve tuaja. Ne do të kalojmë këtë së bashku, por derisa të vijë ajo ditë, është e rëndësishme të zbatoni masat e ndërmarra nga institucionet tuaja shtetërore, t’i respektoni ato masa dhe kësisoj të luftojmë së bashku këtë virus, të cilin do ta mposhtim të gjithë së bashku si një ekip. Ne do t’ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona”, ka thënë Challandes në video-mesazhin e postuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me një mesazh për t’iu përmbajtur udhëzimeve për t’u mbrojtur nga virusi është drejtuar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ani pse ai ka pasur rreth 20 vizita brenda ditëve të fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme