Leeds United tentoi të transferonte Ibrahimoviqin e Cavanin Foto: Reuters

Leeds United tentoi të transferonte Ibrahimoviqin e Cavanin

25 March 2020 14:15

Pronari i skuadrës së Kategorisë së Dytë të Anglisë, Leeds United ka bërë të ditur se ka tentuar të transferonte dyshen Zlatan Ibrahimoviq – Edinson Cavani, në afatin kalimtar të janarit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

Ibrahimoviqi ishte lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me LA Galaxyn. Ai iu bashkua në janar Milanit. Ndërkohë Cavani është futur në muajt e fundit të kontratës së tij me Paris Saint-Germainin.

“Presidenti i Paris Saint-Germainit më dha lejen për të verifikuar me vëllain e Cavanit nëse ai është i interesuar të na bashkohej. Mirëpo, nuk vazhduan negociatat gjatë. Me Zlatanin kam folur në mënyrë më konkrete. Ai mund të na jepte një shtytje, por vendosi të shkonte te Milanit. Ai ishte shumë i sinqertë dhe transparent me mua”, ka thënë Andrea Radrizzani për “Sky Sport Italia”.

Leeds United e huazoi Jean-Kevin Augustinin nga Red Bull Leipzigu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme