Një lojtar i Fenerbahçes ka treguar simptome të koronavirusit

Një lojtar i Fenerbahçes ka treguar simptome të koronavirusit

25 March 2020 15:29

Klubi turk i futbollit Fenerbahçe ka njoftuar të mërkurën se një nga lojtarët dhe një anëtar i stafit mjekësor të klubit janë dërguar në spital për t’u testuar pasi kanë shfaqur simptome të koronavirusit, gjatë testimit të skuadrës.

Javën e kaluar, Turqia pezulloi ligën e futbollit, duke marrë këtë vendim pas presionit në rritje nga klubet, lojtarët e trajnerët.

Në komunikatë, Fenerbahçe ka njoftuar se e gjithë skuadra është testuar të mërkurën për koronavirus. Pjesë e Fenerbahçes është edhe ylli i Kosovës, Vedat Muriqi.

“ Një lojtar dhe një anëtar i stafit mjekësor janë dërguar në spital për teste të mëtutjeshme dhe për tretman”, ka njoftuar klubi i elitës turke.

Lajmi vjen vetëm dy ditë pasi trajneri i famshëm i futbollit Fatih Terim u diagnostikua me koronavirus dhe është duke u trajtuar në spital.

Në fundjavë, Fenerbahçe ka njoftuar se basketbollistët dhe anëtarët e stafit që kanë treguar simptome për koronavirus janë dërguar në spital për teste.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme