Tottenhami në garë me Unitedin për Godinin

Tottenhami në garë me Unitedin për Godinin

26 March 2020 09:12

Tottenhami është futur në garë me Manchester Unitedin për transferimin e qendërmbrojtësit uruguaian Diego Godin, njofton “The Mirror”, transmeton Koha.net.

Unitedi është interesuar gjatë për Godinin, por edhe trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është duke insistuar për transferimin e futbollistit me përvojë.

Godin 34-vjeçar ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2022, mirëpo ai po pritet të largohet këtë verë. Klubit italian iu bashkua në verë të vitit të kaluar, pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme