Rasti i parë me koronavirus te Barcelona Foto: Sport

Rasti i parë me koronavirus te Barcelona

26 March 2020 10:40

Kreu i departamentit mjekësor të FC Barcelonës, Ramon Canal, është personi i parë i prekur nga koronavirusi në klub, shkruan gazeta “Sport”, transmeton Koha.net.

Po ashtu edhe menaxheri mjekësor i sektorit të hendbollit, Josep Antoni Gutierrez, është infektuar. Të dy janë hospitalizuar.

Deri më tash koronavirusi nuk ka prekur lojtarët dhe stafin e trajnerëve të Barcelonës. Sportistët janë duke qëndruar të izoluar në shtëpi, si pjesa tjetër e popullatës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme