Ademi dhe bashkëlojtarët e tij kritikohen pasi refuzuan ulje të pagës

Ademi dhe bashkëlojtarët e tij kritikohen pasi refuzuan ulje të pagës

26 March 2020 11:32

Mesfushori shqiptar Arian Ademi është kritikuar ashpër nga mediumet kroate, pasi është raportuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij te Dinamo Zagrebi kanë refuzuar të pranojnë ulje page.

Ademi veçanërisht ka qenë në qendër të kritikave, pasi është thënë se si kapiten i Dinamos ka mundur të bindë bashkëlojtarët të marrin këtë hap gjatë periudhës së krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Ata na kanë treguar se jetojnë në një botë të milionave, se nuk kanë një pamje të vërtetë të realitetit kroat ku policët dhe zjarrfikësit punojnë për 700 euro dhe rrezikojnë të infektohen me koronavirus. Lojtarët e Dinamos, që fitojnë nga 200 mijë euro deri në 700 mijë euro në vit, si kapiteni Ademi, nuk pëlqejnë këtë ide. Thuajse moral nuk ka kapiteni Ademi, pasi si shef i zhveshtores së skuadrës së kaltër ka mundur të bind lojtarët që të pranojnë në ulje të arsyeshme të pagës. Ademi duhet të mbaj në mend se kur u suspendua për katër vjet shkaku i dopingut (suspendim që u reduktua në dy), krerët e klubit atëbotë thanë: Ariani është kapiteni ynë, ai do të marrë gjithë pagën gjatë katër vjetëve”, ka komentuar gazetari i “Vecerjni”, Karlo Ledinski, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme