Gjyqtari i futbollit suspendohet për ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Gjyqtari i futbollit suspendohet për ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

26 March 2020 12:54

Gjyqtari i futbollit Qendrim Vata është suspenduar nga Komisioni i Gjyqtarëve, për shkak të një postimi në rrjetet sociale, në të cilin ka fyer kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Lajmin është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës në faqen zyrtare. Vata, refer i rangjeve më të ulëta, ka krahasuar Kurtin me diktatorin Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Ai ka bërë një fotomontazh, duke kombinuar fytyrën e Kurtit me flokët dhe veshjen e Kim Jong Unit.

Reagimi i lexuesve, pasi mediat e botuan postimin e tij të bërë në Facebook, ishte i madh.

Më pas, Vata, po në Facebook reagoi, duke thënë se dikush ia ka thyer fjalëkalimin dhe se ai nuk qëndron prapa kësaj.

Pavarësisht arsyetimit të tij, ai nuk i shpëtoi dënimit nga Federata.

“Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, duke bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Njëherësh Komisioni i Gjyqtarëve lëndën e këtij rasti e delegon tek Komisioni Disiplinor i FFK-së, ku do të kërkohet edhe deklaratat e të lartpërmendurit. Komisioni i Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos shprehin qëndrime politike, e aq më pak të shprehën në forma të tilla ofenduese për cilindo politikan apo institucion. Sporti është vetëm sport”, është thënë në arsyetimin e Komisionit të Gjyqtarëve.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Cimi27/03/2020 15:36

Ky Qendrimi qenka shume i prapambetun. Ky vendi yne eshte definitivisht i semure.

Xhemshit27/03/2020 13:14

Eshte I lire mendimi.

Shto koment

Të ngjashme