Sport

Nuk ia ka dhënë rastin asnjëherë, por Torino pritet t’i ofrojë kontratë të re Ujkanit

Nuk ia ka dhënë rastin asnjëherë, por Torino pritet t’i ofrojë kontratë të re Ujkanit

Portieri Samir Ujkani në fillim të shtatorit të vitit të kaluar iu bashkua Torinos. Te skuadra italiane ka qenë vazhdimisht në stol, por asnjëherë nuk e ka fituar rastin, raporton Koha.net.

Me gjithë faktin se nuk e ka aktivizuar asnjëherë, Torino pritet t’i ofrojë kontratë të re Ujkanit. Kështu kanë njoftuar të shtunën media të afërta me klubit italian.