Sport

Bankroton klubi i parë i futbollit për shkak të koronavirusit

Bankroton klubi i parë i futbollit për shkak të koronavirusit

Klubi i njohur sllovak i futbollit, MSK Zhilina, ka bankrotuar, është bërë e ditur të hënën.

MSK Zhilina ka fituar shtatë tituj të kampionit të Sllovakisë, ndërsa aktualisht është në vendin e dytë. Nga ky klub të hënën kanë lëshuar një komunikatë përmes të cilës kanë njoftuar për situatën e vështirë në të cilën gjendet klubi.