Sport

Lojtari shqiptar që faulohet më shumë se Neymari, Ronaldo e Messi

Lojtari shqiptar që faulohet më shumë se Neymari, Ronaldo e Messi

Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, është i dyti në listën e lojtarëve më të fauluar prej vitit 2010 e tutje, ka shkruar “goal.com” të hënën.

Më shumë se futbollisti i Beneventos është fauluar vetëm Eden Hazard. Sajti i njohur, “goal.com”, versioni në gjuhën italiane, ka shkruar se lojtarët si Neymar, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi janë vazhdimisht në fokusin e lojtarëve mbrojtës, dhe rrjedhimisht prej më të fauluarve. Por në dhjetëshen e parë qëndron edhe Përparim Hetemaj, “futbollisti që është mësuar të luftojë prej moshës së re”.