Sport

E fejuara e Dybalës rezulton sërish pozitive me COVID-19

E fejuara e Dybalës rezulton sërish pozitive me COVID-19

E fejuara e sulmuesit të Juventusit Paulo Dybalës, Oriana Sabatini, po kalon një moment tepër të vështirë në jetën e saj. Ajo ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se i është nënshtruar sërish testit për koronavirusin dhe ka rezultuar sërish pozitiv, ndonëse 3 ditë më parë kishte rezultuar negative.

“Bëra tamponin sërish dhe rezultoi se isha pozitive, ndërkohë që tre ditë më parë kisha rezultuar negative. Nuk e di të them nëse më është kthyer sërish virusi, apo ai test negative i pak ditëve më parë, ishte i rremë. Kjo shpjegon se sa pak dimë për këtë virus”, shkroi Oriana.