Sport

Kush po gatuan për xhudistët e izoluar në Pejë

Kush po gatuan për xhudistët e izoluar në Pejë

Driton Kuka është kujdesur që ekipi i Kosovës në xhudo të ushtrojë së bashku edhe në kohë të pandemisë së koronavirusit.

Ekipi i Kosovës në xhudo po qëndron në karantinë në Pejë, përkatësisht në sallën e klubit Ippon. Të izoluar në sallë dhe në një objekt afër saj janë 11 persona, që nuk kanë thuajse fare kontakt me persona të tjerë, raporton Koha.net.