Sport

Kobe Bryant në Hollin e të Famshmëve

Kobe Bryant në Hollin e të Famshmëve

Kobe Bryant është përfshirë pas vdekjes në Hollin e të Famshmëve në Basketboll.

Bryant, që ka fituar pesë herë titullin e kampionit të NBA-së, ka vdekur në janar në moshën 41-vjeçare. Legjenda e NBA-së ka humbur jetën pas një përplasje të helikopterit të tij. Në aksident, pos Bryantit të vdekur mbetën edhe vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë.