Sport

Peja, tenistja që shkeli fushën e tenisit vetëm në gara

Peja, tenistja që shkeli fushën e tenisit vetëm në gara

Viola Peja nuk ka mundësi të dalë për stërvitje jashtë shtëpisë. Është në izolim sikurse edhe shumë sportistë të tjerë të Kosovës që janë detyruar të mbyllen shkaku i përhapjes së pandemisë të koronavirusit.

Por, edhe po të kishte mundësi të dilte nga shtëpia, tenistja Peja nuk do të kishte se ku të stërvitej, meqë në qytetin e saj në Gjakovë nuk ka asnjë fushë të tenisit.