Sport

Në Nikaragua vazhdon të luhet futboll, por lojtarët po frikësohen nga virusi

Në Nikaragua vazhdon të luhet futboll, por lojtarët po frikësohen nga virusi

Futbolli në Nikaragua është duke gëzuar një rritje të popullaritetit pasi është një nga pak vende ku ende po luhet në kohën e pandemisë COVID-19. Por, lojtarët në fushë janë të shqetësuar për përhapjen e koronavirusit dhe thotë se frika ka ndryshuar mënyrën e lojës së tyre, shkruan agjencia Reuters, transmeton Koha.net.

“Ne mundohemi të evitojmë prekjen me lojtarët tjerë”, thotë Carlos Mosquera, portier i klubit Deportivo Las Sabanas. “Futbolli ka ndryshuar, pasi më nuk shkon me intensitet të njëjtë në një dyluftim. Frika se çfarë po ndodh në botë është gjithmonë prezente. Mentalisht, nuk je i përqendruar vetëm në lojë, gjithmonë mendon se kundërshtari mund të ketë virusin”.