Sport

Lojtarët e Parmës heqin dorë nga paga e prillit

Lojtarët e Parmës heqin dorë nga paga e prillit

Lojtarët e skuadrës së parë të Parmës dhe stafi janë pajtuar që të heqin dorë nga paga e muajit prill, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit të Serie A së Italisë.

Në komunikatë është njoftuar se lojtarët, trajneri, stafi teknik dhe drejtori sportiv janë pajtuar unanimisht për uljen e pagës. Pjesë e Parmës është mbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku.