Sport

Futbolli dhe muzika rap, kombinimi perfekt për klasën punëtore të Marseillet

Futbolli dhe muzika rap, kombinimi perfekt për klasën punëtore të Marseillet

Marseille e ka rrjedhën. Muzika rap rezonon në stadiumin “Velodrome” dhe referencat për ekipin e Olympique Marseillet depërtojnë nëpër valët e ajrit. Por, për çfarë arsye janë lidhjet e muzikës urbane me klubin e Marseillet më të forta se kudo tjetër në Ligue 1?

“Martesa mes Olympique Marseillet dhe muzikës rep ishte më se e qartë”, thotë Sat I’Artificier, një ish-anëtar i familjes “Fonky”, një nga grupet më të shquara të muzikës në rajon gjatë viteve 1990 dhe 2000. “Një qytet i klasës punëtore, me një sport të klasës punëtore dhe muzikë rap të klasës punëtore. Pra, gjithçka lidhet këtu dhe për këtë arsye, futbolli dhe muzika rep në Marseille janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”.