Sport

Stërvitjet në Itali mund të rifillojnë në maj, ende pa datë për vazhdimin e stinorit në Serie A

Stërvitjet në Itali mund të rifillojnë në maj, ende pa datë për vazhdimin e stinorit në Serie A

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë leje që klubet profesioniste të futbollit të fillojnë me stërvitjet në maj, pas pezullimit shkaku i koronavirusit. Mirëpo, nuk është caktuar një datë për rifillimin e stinorit në Serie A e as nuk dihet nëse do të vazhdohen garat. 

Conte, duke njoftuar të dielën mbrëma gjatë një adresimi televiziv për zbutjen e masave kufizuese, ka thënë se stërvitjet individuale mund të rinisin më 4 maj, por lojtarët duhet të respektojnë rregullat e distancës sociale dhe se stërvitjet ekipore mund të nisin më 18 maj.