Sport

Gjysma e klubeve të Superligës kërkojnë paratë e UEFA-s në FFK

Gjysma e klubeve të Superligës kërkojnë paratë e UEFA-s në FFK

Drejtuesit e gjashtë skuadrave të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkanit, Prishtinës, Llapit, Drenicës, Trepçës ’89 dhe Ferizajt, të enjten në mesditë, janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në zyrat e FFK-së. Gjysma e skuadrave të Superligës kanë pasur një kërkesë për kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, në të kundërtën do të tërhiqen nga garat.

Trajneri i Llapit, që njëherësh është edhe donator në klub, Tahir Batatina, ka thënë për KOHËN se takimi ka ndodhur për arsye se klubet po i kërkojnë mjetet financiare që janë ndarë nga UEFA. Dhe, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, sipas Batatinës, atëherë do t’i dorëzojnë librezat e klubeve në federatë.