Sport

Medalja botërore e Bogujevcit në Beograd

Medalja botërore e Bogujevcit në Beograd

Federata e Boksit të Kosovës të premten ka njoftuar se do të marrë pjesë në Botërorin e boksit që vitin tjetër mbahet në Beograd. Kjo në fakt nuk është ende e sigurt, por sekretari i përgjithshëm i FBOXK, Mehmet Bogujevci, thotë se nuk duhet të ketë pengesa që boksierët më të mirë kosovarë të paraqiten në ngjarjen më të madhe të boksit amator.

Bogujevci mund të flasë për rëndësinë e pjesëmarrjes në Botëror. Ai mund të flasë edhe për suksesin në ngjarjen kryesore të një sporti. Legjenda e boksit kosovar ka medalje të argjendtë botërore. Medaljen e argjendtë e ka fituar pikërisht në Beograd.