Sport

Rrugëtimi i shqiptarit nga Tuzi që drejton klubin beogradas: nga cigareshitës te lojtar i La Ligas dhe Cërvena Zvezdës

Rrugëtimi i shqiptarit nga Tuzi që drejton klubin beogradas: nga cigareshitës te lojtar i La Ligas dhe Cërvena Zvezdës

Jeton në Beograd dhe është drejtor sportiv i klubit të futbollit Rad. Rrugëtimi i Ardian Gjokajt në botën e futbollit është plot ngjarje.

40-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Mallorcan në La Ligan spanjolle, ku bashkëlojtarë kishte emra të njohur të futbollit. Më pas ka bërë emër te Cërvena Zvezda e Beogradit, ndërsa ka luajtur edhe në vende të tjera. Si shqiptar nga Tuzi, Gjokaj nuk e ka pasur rrugën e lehtë.