Sport

Paqarada e Halimi kthehen të parët prej futbollistëve të Kosovës

Paqarada e Halimi kthehen të parët prej futbollistëve të Kosovës

Leart Paqarada të enjten ka bërë stërvitje të vërtetë pas një kohe shumë të gjatë. Mbrojtësi i majtë i përfaqësueses së Kosovës ka stërvitur me Sandhausenin, që do të jetë prej skuadrave të para që do të vazhdojë me ndeshje pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të enjten është bërë e ditur se ndeshjet e para në Gjermani pas pushimit do të luhen të shtunën tjetër, më 16 maj.