Sport

Çoviq: Liga e përbashkët e basketbollit është provokim i qëllimshëm

Çoviq: Liga e përbashkët e basketbollit është provokim i qëllimshëm

Vazhdojnë reagimet në Serbi lidhur me idenë e Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës për një ligë të përbashkët të basketbollit.

Për këtë ide, që është pranë realizimit, ka folur edhe presidenti i klubit të basketbollit Cërvena Zvezda, Nebojsha Çoviq. Ish-politikani serb ka thënë se bëhet fjalë për një provokim të qëllimshëm. Çoviq njihet për qëndrimin anti-Kosovë.