Sport

UEFA po e shqyrton ndryshimin e formatit të garave

UEFA po e shqyrton ndryshimin e formatit të garave

UEFA, Asociacioni i Klubeve të Evropës dhe përfaqësuesit e ligave janë duke shqyrtuar mundësinë për një format të ri për të akomoduar kalendarin e garave, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Një grup punues ka propozuar idenë që të kompletohet Liga e Kampionëve me një “Final Four” në Stamboll më vonë këtë verë.

Duke përfunduar ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales, mundësohet që të vazhdohen garat nokaut me nga një ndeshje.

Katër ekipet e mbetura në të dy garat do të luajnë më pas në Final Four në Stamboll përkatësisht Gdansk. Liga e Evropës planifikon të kthehet më 6 gusht dhe Liga e Kampionëve nga 8 gushti.

Lojtarët me gjasë do të bëjnë pushim në shtator dhe për këtë arsye UEFA duhet të shtyjë ndeshjet e Ligës së Kombeve për më vonë.

Ndërkohë, gazeta spanjolle Marca, thotë se tri nga 12 qytetet nikoqire të Kampionatit Evropian, mund të heqin dorë nga organizimi për shkak të pandemisë.

Federata e Futbollit të Spanjës ka mohuar se Bilbao është një nga qytetet. UEFA e ka shtyrë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të paraparë për 27 maj.