Sport

Xhudistja që ka tetë humbje nga Majlinda, kujton një fitore ndaj saj si fëmijë

Xhudistja që ka tetë humbje nga Majlinda, kujton një fitore ndaj saj si fëmijë

Majlinda Kelmendi është xhudistja me të cilën është përballur më së shpeshti zviceranja Evelyne Tschopp.

28-vjeçarja Tschopp i ka humbur të gjitha tetë përballjet me kampionen olimpike, në nivel senior. Xhudistja nga Zvicra vazhdimisht flet me respekt maksimal për Majlindën, ndërsa kështu ka vepruar edhe së fundi në një intervistë për “JudoCrazy”.