Sport

Stam emërohet trajner i Cincinnatit

Stam emërohet trajner i Cincinnatit

Ish-mbrojtësi i Holandës dhe Manchester Unitedit, Jaap Stam, është emëruar trajner i Cincinnatit, ka njoftuar klubi i ligës amerikane MLS.

Stam ka zëvendësuar holandezin tjetër, Ron Jans, që ka dhënë dorëheqje në shkurt pas akuzave për shprehje raciste në prani të lojtarëve.