Sport

Sermaxhaj vlerëson se nuk ka kushte për rifillim të kampionatit

Sermaxhaj vlerëson se nuk ka kushte për rifillim të kampionatit

Skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll janë kthyer në stërvitje, ndërsa është caktuar edhe data e rifillimit të kampionatit. Por Genc Sermaxhaj, analist i futbollit, ka thënë se nuk ka kushte për rifillim të edicionit në kampionatin e Kosovës në futboll.

Duke folur në “Interaktiv”, Sermaxhaj ka thënë se brengat e trajnerëve dhe drejtuesve të klubeve lidhur me vazhdim të kampionatit janë të drejta.