Sport

Lojërat Olimpike përballen me probleme të mëdha për shkak të pandemisë

Lojërat Olimpike përballen me probleme të mëdha për shkak të pandemisë
Foto: Reuters

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios përballen me “probleme të vërteta” për të organizuar ngjarjen vitin e ardhshëm, pasi virusi vazhdon të shpërndahet. Kështu ka thënë figura e rëndësishme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, John Coates.

Coates udhëheq Komitetin Olimpik të Australisë, ndërsa është edhe udhëheqës i inspektoratit të IOC-së për Lojërat e Tokios. Sipas tij organizatorët duhet të supozojnë që nuk do të ketë vaksinë për COVID-19, apo të paktën jo në sasi të mjaftueshme, në kohë për ngjarjen e madhe.