Sport

Fury i gatshëm për një luftë të madhe me Joshuan

Fury i gatshëm për një luftë të madhe me Joshuan

Tyson Fury dëshiron një luftë të madhe për tituj të botës me Anthony Joshuan për të plotësuar kërkesën e publikut, ndërsa ia ka tërhequr vërejtjen Joshuas që mos të prish planet duke pësuar nga Kubrat Pulev.

Joshua, që mbanë shumicën e titujve të rëndësishëm në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, është i gatshëm të nënshkruaj për një meç me Furyn, kampionin e versionit WBC. Kështu ka thënë Eddi Hearn, promotori i Joshuas. Shpresohet për një meç mes tyre në vitin 2021, shkruan Sky Sports.