Sport

Në Portugali ofrohet festë e futbollit në verë

Në Portugali ofrohet festë e futbollit në verë
Foto: Reuters

Primeira Liga e Portugalisë do të ofrojë festë të futbollit veror kur të rifillojë pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndeshje do të luhen thuajse çdo ditë, bazuar në orarin e publikuar të shtunën.

Kampionati portugez do të rifillojë më 3 qershor me ndeshjen e Portimonenses ndaj Gil Vincentes dhe atë të Famalicaos ndaj liderit Portos. Raundi i 25-të do të zhvillohet gjatë katër ditëve.