15:34

Hull City konfirmon se dy persona në klub kanë dal pozitiv me koronavirus

Klubi i Kategorisë së Dytë të Anglisë në futboll, Hull City, ka konfirmuar se dy persona në klub kanë testuar pozitiv me koronavirus, shkruan BBC.

English Football League (EFL) më herët ka njoftuar për dy raste pozitive në mbi 1000 testime të bëra te 24 klubet e Championshipit.

Hull City në komunikatë ka thënë se dy persona në klub kanë rezultuar pozitiv. Ata kanë qenë pa simptome dhe do të vetizolohen për shtatëditë. Ata do të testohen sërish në një datë të mëvonshme.  

13:34

Dy futbollistë të të njëjtit klub në Championship pozitivë me Covid-19

Dy futbollistë të të njëjtit klub në Championship kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, raporton BBC.

Tutje bëhet e ditur se 1,014 testime janë bërë tek futbollistët dhe stafi i të gjitha 24 klubeve të ligës së dytë angleze, dhe përveç tyre, të tjerët kanë rezultuar të gjithë negativë, transmeton KOHA.

Dy futbollistët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, do të vetëizolohen sipas këshillave mjekësore.

Klubet e Championshipit pritet që të kthehen në stërvitje të hënën.

EFL ka konfirmuar se ata që kanë rezultuar negativë në testimet në 72 orët e fundit do të lejohen të hyjnë në fushat e stërvitjeve.