Sport

Woods e Manning triumfojnë në ndeshjen bamirëse të golfit që mblodhi 20 milionë dollarë

Woods e Manning triumfojnë në ndeshjen bamirëse të golfit që mblodhi 20 milionë dollarë
Foto: Reuters

Tiger Woods dhe Peyton Manning kanë mposhtur Phil Mickelsonin e Tom Bradyn në një ndeshje bamirëse të golfit që ka mbledhur 20 milionë dollarë për të ndihmuar luftën e SHBA-së ndaj koronavirusit, shkruan BBC.

Legjenda e ligës NFL të futbollit amerikan, Tom Brady, ka bërë goditjen e ditës, por nuk ka mjaftuar kjo për të siguruar fitoren.

“Heq kapelën për Tomin dhe Peytonin. Kjo është fusha jonë, kjo është ajo që bëjmë për të siguruar jetesën. Nuk mund të imagjinoj të merrem me sportin e tyre”, ka thënë Woods.