Sport

Pas Tokios, Majlinda synon Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Pas Tokios, Majlinda synon Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Kanë kaluar 77 ditë prej se Majlinda Kelmendi dhe elita e xhudistëve të Kosovës janë izoluar në qendrën e klubit Ippon të Pejës shkaku i koronavirusit. Do të vazhdojnë të qëndrojnë deri më 2 qershor, kur edhe është paraparë hapja selektive e aktiviteteve sportive nga Ministria e Shëndetësisë.

Lëvizjet e Majlindës dhe të xhudistëve elitarë gjatë kohës së masave kanë qenë të kufizuara. Por, synimet e Majlindës nuk kanë lëvizur.