Sport

Allan do të largohet nga Napoli në fund të stinorit

Allan do të largohet nga Napoli në fund të stinorit

Allan do të largohet nga Napoli në përfundim të stinorit dhe pritet t’i bashkohet klubit të Premier Leagues së Anglisë, Evertonit, shkruan “Il Mattino”.

Te Evertoni ai do të bashkohet me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti. Mirëpo, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, nuk është i gatshëm ta lëshojë Allanin për një shifër të vogël. Ai ka kërkuar 70 milionë euro për brazilianin. Allan 29-vjeçar i ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha garat për Napolin këtë stinor. Kontrata e tij me Napolin skadon në verën e vitit 2023.