Sport

Emini del negativ në testin e dytë për koronavirus, do të testohet edhe një herë

Emini del negativ në testin e dytë për koronavirus, do të testohet edhe një herë

Futbollisti i Dritës, Izair Emini, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se ka dal negativ në ri-testimin për koronavirus.

Në testin e parë para pak ditëve futbollisti nga Maqedonia e Veriut kishte dal pozitiv. Ai kishte insistuar të ri-testohet, duke thënë se nuk ka asnjë simptomë të koronavirusit e po ashtu as anëtarët e tij nuk kanë simptoma. 

“Përshëndetje për të gjithë juve shokëve të FB! Dua të ju falënderoj përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do t’ju jem mirënjohës gjithmonë! Para dy ditëve bëra testin e radhës dhe me doli si negativ. Faleminderit të gjithëve! Zoti ju ruajt”, ka shkruar Emini në rrjetet sociale.

Emini për KOHËN ka njoftuar se ri-testimin e ka bërë të premten në spitalin shtetëror dhe rezultati ka dal të dielën. Ai ka treguar se do të testohet sërish, për t'u konfirmuar se nuk është me COVID-19. 

"Nga dita e parë kam besuar se nuk jam i infektuar, pasi nuk kisha asnjë simptomë. Unë do të vazhdoj të qëndroj i izoluar për dy javë siç parashihet me rregulla. Kam kaluar një javë dhe shpresoj t'i bashkohem së shpejti Dritës", ka thënë Emini. "Nuk e di se kur do të më bëhet testi i tjetër. Por, për t'u konfirmuar se nuk jam i infektuar me COVID-19, duhet t'i nënshtrohem edhe një testi të tretë".