Sport

Ibrahimoviq lëndohet në stërvitje, ka frikë se lëndimi mund t’ia përfundojë karrierën

Ibrahimoviq lëndohet në stërvitje, ka frikë se lëndimi mund t’ia përfundojë karrierën
Foto: Reuters

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, ka marrë një lëndim të tejzës së Akilit në stërvitje, lëndim që pritet t’ia përfundojë karrierën, shkruan “Sky Sport Italia”.

Ibrahimoviq 38-vjeçar do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor të martën. Por, ai pritet të mungojë gjatë.

“Sot, Ibra është ndalur në fund të një ndeshje stërvitore. Pas përfundimit, ai ka vendosur akull në pulpin e tij, ku kishte probleme në janar dhe shkurt. Ka mundësi që lëndimi është edhe te tejza e Akilit”, ka thënë gazetari i Sky Sport Italias, Peppe Di Stefano.