Sport

Neymari po insiston të kthehet te Barcelona

Neymari po insiston të kthehet te Barcelona

Superylli brazilian Neymar do të tentojë të shtyjë drejt një rikthimi te Barcelona këtë verë, shkruan “OK Diario”.

Ylli i Paris Saint-Germainit insiston të kthehet në “Camp Nou”, por e pranon se kriza e koronavirusit ka goditur rëndë financat e Barcelonës dhe një kthim te Barcelona nuk është i sigurt.

Mirëpo, ai shpreson të arrihet një marrëveshje. Neymar ishte transferuar te Parisi nga Barcelona në verën e vitit 2017 për një shifër rekorde prej 222 milionë euro. Kontrata e tij me Parisin është e vlefshme deri në verën e vitit 2022.