Sport

Të shtunën referët e futbollit do të testohen për COVID-19

Të shtunën referët e futbollit do të testohen për COVID-19
Foto: FFK

Të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbahen testet fizike për referët e futbollit, të cilët po ashtu edhe do testohen për koronavirusin e ri. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Po ashtu do të testohen edhe vëzhguesit e gjyqtarëve. Pjesëmarrësve iu është kërkuar të mos marrin ndonjë shoqërues me vete, po ashtu të mbajnë maska dhe doreza, të mbahet distanca fizike dy metra.