Sport

Klubet e Premier Leagues do të votojnë për fazën tjetër të projektit "Rifillimi”

Klubet e Premier Leagues do të votojnë për fazën tjetër të projektit
Foto: Reuters

Klubet e Premier Leagues do të votojnë të mërkurën për atë se a do të lëvizin në fazën e dytë të “Projektit Rifillimi” ndërkohë që po intensifikohen përpjekjet për t’u kthyer në aksion të plotë.

Klubet kanë filluar stërvitjet në grupe të vogla, javën e kaluar, nën masa të rrepta dhe pa kontakt. Takimi i së mërkurës hap dyert për kthim gradual drejtë stërvitjes me kontakt.