Sport

Te Lazio mohojnë që Strakosha është me COVID-19

Te Lazio mohojnë që Strakosha është me COVID-19

Shefi mjekësor i Lazios, Ivo Pulcini ka mohuar raportimet se portieri Thomas Strakosha është testuar pozitiv për COVID-19.

Në dy ditët e fundit ka pasur raportime të shumta të mediave lokale në Itali se Strakosha është me COVID-19, ndonëse nga klubi më herët ishte njoftuar për lëndim të tij.