Sport

Liga e shumë futbollistëve shqiptarë rifillon më 19 qershor

Liga e shumë futbollistëve shqiptarë rifillon më 19 qershor
Foto: FC Zuerich

Liga profesionale e futbollit të Zvicrës (SFL) bëhet e fundit që cakton datën e rifillimit. 20 anëtarët e dy kategorive të para të Zvicrës kanë votuar të premten për të rifilluar edicionin, që është pezulluar herët në mars për shkak të koronavirusit.

SFL ka bërë të ditur përmes një komunikate se Superliga dhe Challenge League do të vazhdojnë më 19 qershor dhe do të kompletohen më 2 gusht. Të gjitha ndeshjet luhen pa shikues.