Sport

Pa raste të reja me koronavirus në Premier League

Pa raste të reja me koronavirus në Premier League

Projekti për rifillimin e Premier Leagues ka marrë shtytje të madhe të shtunën kur është publikuar rezultati i testimeve të fundit për koronavirus.

Në valën e katërt të testimeve janë testuar 1130 lojtarë dhe pjesëtarë të klubeve. Nuk është paraqitur asnjë rast pozitiv dhe kjo ka rritur besimin për rifillim më 17 qershor.