Sport

Sandoval, trajneri që u prezantua te lojtarët nëpërmjet aplikacionit “Zoom”

Sandoval, trajneri që u prezantua te lojtarët nëpërmjet aplikacionit “Zoom”

Jose Ramon Sandoval ka qenë trajner i skuadrës Fuenlabrada për 11 javë, por nuk e ka udhëhequr ekipin për asnjë ndeshje të vetme. Ai nuk e ka udhëhequr në asnjë seancë të plotë stërvitore ekipin nga kategoria e dytë e Spanjës, mezi ka takuar lojtarët e tij dhe kurrë nuk u prezantua para mediave, lëre më para tifozëve, shkruan "The Guardian". Sikurse të gjithë të tjerët, edhe trajneri Sandoval ka vuajtur mbylljen nga koronavirusi dhe pranon se ishte një kohë shumë e vështirë.

Por, tani kur ekipi është rikthyer në fushë për t’u stërvitur pas një pauze të detyrueshme që nga muaji mars, trajneri Sandoval është pothuajse ndër të vetmit që tërë kohën e mbanë maskën në fytyrë.