Sport

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Amirit, ikonës së Afganistanit

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Amirit, ikonës së Afganistanit

Për shumë njerëz, shkuarja në dasmën e një të afërmi është një përvojë e këndshme. Megjithatë, për mbrojtësin e Përfaqësueses së Afganistanit, Zohib Islam Amiri, ishte më shumë se një kujtim i dashur.

Prania e tij në dasmën e një kushëriri para një dekade e gjysmë më parë doli të ishte e rëndësishme në fillimin e asaj që do të ishte një karrierë e ndritur e futbollit, transmeton KOHA shkrimin e FIFA.com.