6 perditesime
19:22

Ballkani u kthehet fitoreve në Superligë

Ballkani e ka shënuar fitoren e parë pas rifillimit të Superligës.

Suharekasit e kanë mposhtur Trepçën ‘89 me rezultat 3:1.

Golin e parë për Ballkanin e ka shënuar Jetmir Topalli në minutën e 18-të, ndërkaq rezultatin e ka barazuar Arb Manaj nga penalltia në minutën e 22-të, raporton KOHA.

Epërsinë e dytë vendasve në këtë përballje ua dha zëvendësuesi Ermal Krasniqi në minutën e 78-të.

Kurse golin e tretë e realizoi me kokë sulmuesi Mirlind Daku që hyri në lojë në pjesën e dytë.

Me 49 pikë, Ballkani është në vendin e tretë, ndërkaq Trepça ‘89 vazhdon të mbetet në vendin e 9-të, pozitë që në fund të kampionatit dërgon në Ligën e Parë.

18:45

Ballkani shënon goli e tretë ndaj Trepçës ‘89

Ballkani ka shënuar edhe golin e tretë në duelin ndaj Trepçës ’89.

Golin e tretë e ka shënuar me kokë Mirlind Daku dhe kështu ka çuar rezultatin në 3:1.

18:40

Ballkani sërish kalon në epërsi ndaj Trepçës ‘89

Ballkani ka kaluar sërish në epërsi në duelin ndaj Trepçës ’89.

Ishte goli i Ermal Krasniqit në minutën e 78-të që ka çuar rezultatin në 2:1.

17:53

Ballkani - Trepça ‘89, mbyllet pjesa e parë në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në Suharekë, në ndeshjen Ballkani - Trepça ‘89.

Pas 45 minutave të parë, rezultati është i barabartë 1:1.

Jetmir Topalli shënoi për Ballkanin në minutën e 18-të, ndërkaq rezultatin e barazoi Arb Manaj nga penalltia në minutën e 22-të.

17:29

Trepça ‘89 barazon ndaj Ballkanit

Trepça ’89 ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në duelin ndaj Ballkanit.

Arb Manaj ka realizuar nga penalltia në minutën e 22-të.

Për Manajn, ky është goli i 13-të këtë sezon.

Sulmuesi nga Klina është golashënuesi më i mirë në Superligë.

17:23

Ballkani kalon në epërsi ndaj Trepçës ‘89

Ballkani ka kaluar në epërsi në minutën e 18-të ndaj Trepçës ‘89.

Jetmir Topalli ishte ai që ka shënuar gol me kokë pas harkimit të bukur të Ramiz Bytyqit.

17:05

Nisin dy ndeshjet e fundit të xhiros së 25-të të Superligës

Ballkani përballet me Trepçën '89, në kuadër të javës së 25-të të Superligës.

Para pak minutash janë publikuar edhe përbërjet e ekipeve.

Te Ballkani mungojnë kapiteni Visar Berisha dhe sulmuesi i krahut Arbër Hoxha, raporton KOHA.

Kurse te ekipi nga Mitrovica ka disa mungesa, e si rezultat i kësaj, ka 8 ndryshime të mëdha në formacion.

Sot luhet edhe ndeshja Feronikeli-Llapi.

Image