Sport

Te Kosova i shohin si teste të mira ndeshjet me Moldavinë e Greqinë

Te Kosova i shohin si teste të mira ndeshjet me Moldavinë e Greqinë
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka publikuar orarin e ndeshjeve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Kosova në fillim të muajit shtator të këtij viti, nis rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve. Për kundërshtare të para në edicionin e dytë Ligës së Kombeve në Ligën C do t’i ketë Moldavinë dhe Greqinë.

Ndeshjet e para të edicionit 2020/21 të këtij formati të UEFA-s do të luhen më 3 shtator dhe Kosova do të jetë mysafire e Moldavisë, kurse të dytën pas tri ditësh.