Sport

Aguero mund ta humbë Championsin

Aguero mund ta humbë Championsin
 

Lëndimi i Sergio Agueros në ndeshjen e fundit e ka shqetësuar trajnerin Pep Guardiola. Sulmuesi argjentinas pësoi lëndim në gju, duke u detyruar ta lëshojë fushën në pjesën e parë.

“Nuk duket mirë. Ne do të shohim saktësisht se çfarë ka ai, por nuk duket mirë. Ai kishte probleme muajve të fundit në gju dhe tani ndjeu diçka dhe nuk dukej mirë. Mund të mungojë për disa ndeshje, por shpresojmë të mos jetë lëndim i rëndë”, deklaroi Guardiola. Aguero këtë sezon me Cityn në të gjitha garat, ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë katër asistime.