Sport

Gjykata ia shtyu burgimin shkaku i shëndetit, Ademi mban fjalim në ambientin ku s’respektohen masat

Gjykata e Apelit e Kosovës, më 19 qershor, vendosi që t’ia shtyjë për tre muaj vuajtjen e dënimit me burg, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit. Në arsyetimin e Apelit, thuhej se pas vlerësimit të pretendimeve ankimore si dhe të gjithë dokumentacionit mjekësor të paraqitur nga i dënuari, Gjykata gjeti se ai është pranuar në ekzaminim në një Klinikë Emergjente, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, si dhe atij i është rekomanduar të pushojë, e pastaj të vazhdojë trajtimin e mëtejmë në institucionin në të cilin paraprakisht është trajtuar dhe ka historinë personale për sëmundjen.

Por, pavarësisht këtij vendimi, i pari i FFK-së, Agim Ademi e ka vazhduar punën në zyrat e FFK-së si çdoherë tjetër.