Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshje miqësore me Armeninë më 7 tetor.
Federata Shqiptare e Futbollit, të enjten ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Federatën armene, që kjo ndeshje të zhvillohet në Jerevan.
Shqipëria dhe Armenia, janë përballur pesë herë mes vete në ndeshje zyrtare dhe miqësore deri më tash dhe bilanci është na favor të “kuqezinjve” që kanë tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Krahas miqësores me Armeninë, Shqipëria gjatë muajit tetor do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Më 10 tetor do të përballet me Kazakistanin, kurse tri ditë më vonë me Lituaninë. Të dy këto ndeshje, Shqipëria do t’i luajë në udhëtim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.