Sport

Përjashtohet mundësia e kthimit të tifozëve në ndeshjet e La Ligas

Përjashtohet mundësia e kthimit të tifozëve në ndeshjet e La Ligas
Foto: Reuters

Sekretarja për sport e Spanjës, Irene Lozano dhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas, kanë përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e kthimit të tifozëve në stadiume para përfundimit të edicionit aktual, për të minimizuar rrezikun për përhapjen e koronavirusit.

Tebas kishte thënë muajin e kaluar se tifozët do të kthehen kur të jetë e sigurt për të bërë këtë, ndërkohë që liga kishte prezantuar protokollin përmes të cilit qeveria lejoi kthimin e ndeshjeve.